Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 100
BKT
   Bota

Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 100

Në Izrael janë ndaluar eventet në mes të frikës së transmetimit të gjerë lokal.

Tre raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Izrael, me çka numri i rasteve mbërriti në 100, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Sipas udhëzimeve në faqen e saj të internetit, të mërkurën, Ministria po ashtu ndaloi evente të më shumë se 100 personave në mes të frikës së transmetimit të gjerë lokal.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dje shpalli koronavirusin një pandemi globale.