Kolumbi, nxënësit në një shkollë vijojnë mësimin me maska të improvizuara
BKT
   Bota

Kolumbi, nxënësit në një shkollë vijojnë mësimin me maska të improvizuara

Nxënësit në një shkollë në qytetin Soacha të Kolumbisë po vazhdojnë mësimin me maska të improvizuara që i kanë bërë vetë në shtëpi, pasi sasia e tyre u zvogëlua ndjeshëm me shfaqjen e koronavirusit.

Frika nga përhapja e koronavirusit COVID-19 në nivel botëror ka bërë që shumë njerëz personalisht të kujdesen për t'u mbrojtur nga sëmundja, raporton Anadolu Agency.

Gjersa maska vërehet si mjeti më shpesh i përdorur si masë preventive, nxënësit në një shkollë në qytetin Soacha të Kolumbisë po vazhdojnë mësimin me maska të improvizuara që i kanë bërë vetë në shtëpi.

Njerëzit filluan të kujdesen vetë për sigurimin e maskave pasi sasia e tyre u zvogëlua ndjeshëm me shfaqjen e epidemisë.

Në Kolumbi deri më tani janë regjistruar nëntë raste të sëmundjes.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë, ndërsa ka shkaktuar deri tani mijëra të vdekur në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli koronavirusin e ri pandemi globale.