Kinë, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 3,172
BKT
   Bota

Kinë, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 3,172

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 persona dhe raportohen 15 raste të reja.

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 3.172, njoftoi të enjten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend.

Komisioni tha se 11 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja.

Aktualisht në Kinë ka 80,793 raste të regjistruara, ndërsa 13.701 njerëz janë shtruar në spital për vëzhgim.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, por që nga atëherë është përhapur në më shumë se 105 vende.

Numri global i vdekjeve nga virusi është afro 4,300 me më shumë se 118,000 raste të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila zyrtarisht e ka shpallur përhapjen e COVID-19 si pandemi globale./aa/