Kinë, nxirret viktima e fundit nga shembja e hotelit në karantinë
BKT
   Bota

Kinë, nxirret viktima e fundit nga shembja e hotelit në karantinë

Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga shembja e një hoteli në Quanzhou të Kinës e cila kohët e fundit ishte kthyer në karantinë për personat e prekur me koronavirus.

Autoritetet deklaruan se mëngjesin e sotëm është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat.

Hoteli u shemb të shtunën e 7 marsit dhe ende nuk dihen shkaqet.

Kati i parë i ndërtesës kishte kaluar në rikonstruksion që para Vitit të Ri Lunar, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Hoteli raportohet të jetë hapur në vitin 2018 dhe kishte 80 dhoma.