Austria po përdorë 1.6 milionë maska të skaduara në vitin 2016
BKT
   Bota

Austria po përdorë 1.6 milionë maska të skaduara në vitin 2016

Ushtria Federale i ka dhuruar 1.6 milionë maska mbrojtëse autoriteteve shëndetësore në Austri. Maskat u blenë në vitin 2006 dhe kanë afat skandence në vitin 2016 por janë ende plotësisht të përdorshme edhe pas testeve, tha ministria e Mbrojtjes.

Të enjten Ushtria u dorëzoi autoriteteve shëndetësore maskat që janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë, Maria Rauch Kallat në kohën e gripit të shpendëve.

 Të mërkurën, respiratorët FFP1, mbrojtës kundër koronavirusit, iu dorëzuan Ministrisë së Shëndetësisë, autoriteteve shëndetësore shtetërore të shteteve federale dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Rudolf Anschober (Greens), personeli shëndetësor është i pajisur në mënyrën e duhur me maska mbrojtëse. “Masat e mëtejshme janë gjithashtu duke u përgatitur për të siguruar që situata e furnizimit me maska mbrojtëse të vazhdojë të jetë në dispozicion të personelit mjekësor në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Anschober. “Kjo rezervë do të mbështesë të gjitha përpjekjet aktuale për kujdesin ndaj pacientëve në Austri në këtë situatë aktuale të jashtëzakonshme”.

Ndërkohë edhe në Kanada, agjencia Reuters zbuloi ekzistencën e miliona maskave stok të skaduara të cilat ishin blerë që kur shpërtheu epidemia e SARS-it me qëllim për të mbrojtur personelin shëndetësor.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se pas kalimit të datës së skandencës maskat janë më pak efikase. Ndërkohë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ShBA-së, thotë se maskat e skaduara mund të përdoren vetëm në rast të mungesë së furnizimeve dhe gjendjes së krizës.