Algjeria konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi
BKT
   Bota

Algjeria konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi

"Pesë raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri janë regjistruar dhe njëri nga personat e infektuar ka vdekur", tha Ministria e Shëndetësisë në Algjeri.

Ministria e Shëndetësisë në Algjeri sot konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi i ri.

"Pesë raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri janë regjistruar dhe njëri nga personat e infektuar ka vdekur", tha Ministria, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 24.

Sipas ministrisë, shumica e personave të prekur me Covid-19 i përkasin një familjeje të vetme që u infektua nga një i afërm nga Franca që i vizitoi ata muajin e kaluar në provincën Blida.

Më 25 shkurt, Algjeria njoftoi rastin e parë të koronavirusit të një qytetari italian i cili më vonë u dërgua përsëri në vendin e origjinës.

Numri global i vdekjeve nga virusi ka tejkaluar shifrën prej 4.600 me mbi 124.500 raste të konfirmuara, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e shpalli koronavirusin pandemi globale.