12:26 / 12.03.2020
Ministrja për Barazinë Gjinore rezulton pozitive me COVID-19
Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria.
Ajo shtoi se ”të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen”.
”Bashkëjetuesi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është në karantinë”, shtoi qeveria në një deklaratë./atsh/























