Iran, rritet në 429 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Jahanpour tha se numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 429, ndërkohë që me shtimin e 1.075 rasteve të reja numri i të prekurve është rritur në 10.075.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 429.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 75 persona.
Jahanpour tha se numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 429, ndërkohë që me shtimin e 1.075 rasteve të reja numri i të prekurve është rritur në 10.075.
Ai theksoi se 3.276 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.























