Zëvendëspresidenti i Iranit infektohet me koronavirus
BKT
   Bota

Zëvendëspresidenti i Iranit infektohet me koronavirus

Zëvendës presidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri, është infektuar me koronavirus.

Njoftimin e dha agjencia e lajmeve Fars të mërkurën e 11 marsit.

Jahangiri është zyrtari më i lartë në Iran që infektohet me koronavirus, i cili ka marrë jetën e 354 personave dhe ka infektuar 9,000.

63-vjeçari është një nga 24 zyrtarët iranianë që është infektuar.

Një ish-parlamentar, Jahangiri është më i moshuari nga 12 nënkryetarët në qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani.

Raportohet se kohët e fundit ai ka munguar në disa takime të nivelit të lartë, ndërsa ka pasur spekulime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë dy anëtarë të tjerë të kabinetit janë testuar pozitivë nga koronavirusi, bëhet fjalë për Ministrin e Kulturës, Ali Asghar Mounesan dhe Reza Rahmani, Ministër i Industrisë, Minierave dhe Biznesit në Iran.

Këta të fundit janë ndër zyrtarët iranianë që janë infektuar javët e fundit.