08:49 / 13.03.2020
Metoda e Koresë së Veriut për trajtimin e Coronavirusit, vret pacientin
Një zyrtar i Koresë së Veriut u ekzekutua pasi frekuentoi një banjë publike ndërsa ai ishte destinuar të ishte në karantinë, ka pohuar një raport në Jug.
Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u qëllua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e koronavirusit duke vizituar banjën publike, raportoi gazeta “Dong-a Ilbo”.
Zyrtari ishte vendosur në izolim pasi udhëtoi në Kinë me Kim Jong-un duke imponuar ligjin ushtarak për të zbatuar bllokimin, thanë burimet.
Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar atë përhapjen në kufirin e saj me Kinën.























