08:59 / 13.03.2020
Argjentina pezullon fluturimet me SHBA-të, Evropën dhe Kinën
Paniku nga virusi i ri me origjinë nga Kina tashmë është bërë global dhe ai ka mbërritur dhe në vendet e Amerikës Latine edhe pse rastet në këto vende numërohen me gishtat e dorës.
Argjentina është vendi i radhës që merr masa esktreme për të parandaluar që Covid-19 të përhapet me shpejtësi në vend.
Presidenti Alberto Fernandez njofton se ka firmosur së fundmi një dekret sipas të cilit vendoset një pezullim 30 ditor i fluturimeve me vende që janë kthyer në vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit dhe mes tyre janë SHBA, Kina, Irani, Evropa dhe Koreja e Jugut.
Masat e forta hyjnë në fuqi ditën e martë dhe deri në atë kohë kompanitë kanë mundësi të operojnë për të kthyer në vend qytetarët argjentinas.























