09:06 / 13.03.2020
Koronavirus: Landet gjermane urdhërojnë që të gjitha shkollat të mbyllen
Saarland dhe Bavari kanë urdhëruar të gjitha shkollat të mbyllen duke filluar nga java e ardhshme. Shtetet e tjera gjermane do të diskutojnë mbi masat e mëtejshme të kontrollit të COVID-19 pasi rastet vazhdojnë dhe rriten.
Gjermania ka shënuar gjashtë vdekje nga virusi dhe mbi 2000 të infketuar. Mbyllja e shkollave pritet të mbetet në fuqi deri në përfundim të pushimeve të Pashkëve në mes të prillit.
Edhe shteti i Gjermanisë perëndimore Saarlandi ka urdhëruar shkollat dhe ambientet e kujdesit ditot të mbyllen duke filluar nga e hëna.
Kryeministri i shtetit Saarland, Tobias Hans tha se mbylljet ishin një masë paraprake për shkak të afërsisë së shtetit me rajonin e Grand Est me rrezik të lartë në Francë.























