Australi, ministri i brendshëm rezulton pozitiv ndaj koronavirusit
BKT
   Bota

Australi, ministri i brendshëm rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Ministri i Brendshëm, Peter Dutton u bashkohet 200 australianëve të tjerë që janë prekur nga koronavirusi.

Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton sot deklaroi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Në një postim në Twitter, Dutton tha se u zgjua me dhimbje fyti dhe temperaturë.

"Menjëherë kontaktova Departamentin e Shëndetësisë në Queensland dhe rezultova më pas me Covid-19. Queensland Health këtë pasdite më njoftoi se testi ishte pozitiv", shkroi Dutton.

Dutton u bashkohet 200 australianëve të tjerë që janë prekur nga koronavirusi.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison sot paralajmëroi ndalimin e tubimeve masive në vend për të frenuar përhapjen e virusit.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, këtë javë u shpall pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Infeksioni vdekjeprurës ka marrë më shumë se 4.600 jetë që nga dhjetori i kaluar, përfshirë rreth 3.200 vdekje në Kinë, prej nga buron virusi, në qytetin qendror Wuhan.

Sëmundja është përhapur në rreth 118 vende, ku janë raportuar mbi 125 mijë raste të konfirmuara.