Themeluesi i "Alibaba"-s dhuron 1.8 milion maska për Evropën
BKT
   Bota

Themeluesi i "Alibaba"-s dhuron 1.8 milion maska për Evropën

Themeluesi i "Alibaba"-s Jack Ma ka njoftuar se fondacioni i tij do të dhurojë për Evropën 1.8 milion maska dhe 100 mijë reagentë testimi.

Ai thotë se dhurimet do të bëhen për Italinë, Spanjën dhe vendet e tjera që kanë njohur raste në rritje të sëmundjes së koronavirusit të ri, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.