Senatori amerikan Graham në vetëkarantinë për shkak të koronavirusit
BKT
   Bota

Senatori amerikan Graham në vetëkarantinë për shkak të koronavirusit

Graham është vetëkarantinuar pasi sekretari i presidentit të Brazilit i cili takoi presidentin Trump në fundjavë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Senatori Republikan i SHBA-së, Lindsey Graham, njoftoi se është vetëkarantinuar pasi Fabio Wajngarten, sekretari i komunikimeve i presidentit brazilian Jair Bolsonaro me të cilin presidenti amerikan Donald Trump u takua gjatë fundjavës, rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19).

Graham shkroi në Twitter se në fundjavë gjendej në resortin Mar-a-Lago të presidentit Trump, ku kishte qenë edhe presidenti i Brazilit.

Ai ka thënë se nuk ka pasur kontakt direkt me Bolsonaron ose zëdhënësin e tij që ka rezultuar i infektuar me virusin, duke shtuar se megjithatë, "është vetëkarantinuar derisa të dalin rezultatet e analizave që janë bërë me rekomandim të mjekut dhe në kuadër të masave mbrojtëse".

Më parë, senatori Ted Cruz dhe disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve vendosën të vetëkarantinohen si pjesë e masave parandaluese.

Kujtojmë se Wajngarten rezultoi pozitiv me COVID-19 pasi Trump zhvilloi takim në Florida me presidentin e Brazilit Bolsonaro.

Ndërkaq, Trump është shprehur se nuk ndihet i shqetësuar ky rast.

"Bolsonaro qenka testuar. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk jam i shqetësuar", ka deklaruar presidenti amerikan.