Kryeministri Orban karantinohet për shkak të COVID-19
BKT
   Bota

Kryeministri Orban karantinohet për shkak të COVID-19

Kryeministri liberal rumun, Ludovic Orban njoftoi sot se do të futej në karantinë, pasi ishte takuar me një senator të partisë së tij, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Do të vendosem në izolim (…), duke vazhduar gjithashtu të ushtroj funksionet e mia”, deklaroi Orban, i cili drejton qeverinë e përkohshme.

”Orban, 56 vjeç, dhe ministrat e tij do të testohen për COVID-19 dhe një vendim do të merret në ditët e ardhme për vendosjen e mundshme në karantinë të të gjithë qeverisë”, theksoi zëdhënësi i tij, Ionel Danca./atsh/