09:29 / 14.03.2020
Zelanda e Re i izolon të gjithë të ardhurit shkaku i koronavirusit
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arders, ka thënë se pothuajse të gjithë personat që arrijnë në këtë shtet duhet të vetizolohen nga dita e diel me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Shefja e qeverisë tha se në këtë masë përfshihen edhe banorët e Zelandës së Re, të cilët kthehen nga vendet e huaja. Përjashtim do të bëhet vetëm për personat që vijnë nga Ishujt e Paqësorit, ku ende nuk është konfirmuar asnjë rast i koronavirusit.
“Unë nuk kërkoj ndjesë. Kjo është një kohë e pashembullt”, tha zonja Ardern, duke i cilësuar masat e reja si më të ashprat në botë.
Deri më tani, në Zelandën e Re janë regjistruar gjashtë raste të koronavirusit, shkruan “BBC”, t























