09:42 / 14.03.2020
Greqi:Shënohet viktima e dytë nga covid-19
Në Greqi është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi.
Viktima ishte një 90-vjeçar dhe vdekja tij u shënua ne spitalin e Ptolemaidhes në orën 03:15.
Në total në Greqi numërohen 190 të prekur.
Mes te prekurve është edhe gruaja e zëdhënësit të qeverisë, Stelios Pecas.























