Koronavirus, vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar dyfishohen brenda 24 orëve
BKT
   Bota

Koronavirus, vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar dyfishohen brenda 24 orëve

Dhjetë njerëz të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur pas testimit pozitiv për koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21.

Zyrtari kryesor mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, Prof Chris Whitty, tha që të gjithë rastet e të fundit që vdiqën ishin pacientë që ishin në atë kategori të personave që janë “në rrezik”, njofton Klan Kosova.

Vdekjet e raportuara ishin nga rreth Anglisë përfshirë Londrën, Birmingham dhe Leicesterm shkruan BBC.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 1,140 ndërsa 37.746 njerëz janë testuar.