19:11 / 14.03.2020
Bllokimi i kufijve sjell probleme për vizitorët në Schengen
Janë më mijëra persona që kanë kaluar në zonën Shengen të cilët bllokimi i kufirit i ka lënë jashtë vendit dhe nën kërcënimin e gjobave dhe ndëshkimeve që arrijnë deri në 1200 euro për shkak që afateve kufizuese të qëndrimit në Shengen.
Kjo ka sjellë mijëra telefonata në agjencitë turistike të cilët kërkojnë informacion, pasi qeveria nuk ka juridiksion për sa u përket penaliteteve.
Një tjetër shqetësim i madh për ta është edhe afati i pasaportës, ku disa prej tyre janë shumë pranë përfundimit dhe nuk kanë mundësi rinovimi për shkak të pezullimit të shërbimeve nga konsullatat./tch























