22:30 / 14.03.2020
Në Francë nuk shtyhen zgjedhjet – pavarësisht koronavirusit
Franca vazhdoi sot përgatitjen e vendvotimeve për raundin e parë të zgjedhjeve vendore, që do të bëhen ditën e diel, në rreth 35 000 bashki, duke u përpjekur të shmangë përhapjen e koronavirusit që ka infektuar tashmë një senatore.
Senati regjistroi rastin e parë me COVID-19, senatorja e Lozère-s, Guylène Pantel, 56 vjeçe.
Me 3 661 raste dhe 79 vdekje në Francë, kriza shëndetësore ka eklipsuar zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen të dielën, pavarësisht rrezikut të një abstenimi masiv.
Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, pranoi se ka frikë se do të ketë një pjesëmarrje të ulët.























