Musliu-Shoshi: Kosova të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës , Ariana Musliu Shoshi, tha se presidenti i Republikës së Kosovës, sa më parë duhet ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme në konsultim edhe me institucionet e tjera.
Postimi i plotë:
Konfirmimi i katër rasteve të reja me coronavirus e ka rritë në nëntë numrin e përgjithshëm të infektuarve, ndërsa ende nuk shihet seriozitet i institucioneve qeveritare.
Papërgjegjesia dhe neglizhenca e qeverisë sjelli rritjen e numrit të infektuarve me coronavirus #Covid19. Presidenti i Republikës së Kosovës, sa më parë ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme në konsultim edhe me institucionet e tjera, sepse për ditët dhe javën që po vjen, gjendja është duke u bërë kritike. Të infektuarit vec po rriten, ndërsa shërbimet janë duke u zvogëluar.























