09:15 / 16.03.2020
Edhe Nju Jorku kthehet në një qytet “fantazmë”!
Janë shumë të pakta shtetet që kanë mbetur pa u prekur nga koronavirusi në botë. Në Nju Jork u konfirmuan 729 raste me koronavirus mbrëmjen e së dielës, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë. Vetëm në qytetin e Nju Jorkut janë 329 të prekur me koronavirus.
Kjo ka detyruar autoritetet dhe konkretisht kryebashkiakun Bill de Blasio të marrë masa drastike. Ai ka urdhëruar mbyllje të të gjitha bareve, restoranteve, kinemave, teatrove dhe madje ndalim edhe të qarkullimit.
Në fotot e publikuara, Nju Jorkut duket i kthyer në një qytet fantazmë, pasi Times Square dhe jo vetëm, janë boshatisur totalisht.
































