Një tërmet 5.4 ballë godet pjesën jugore të Iranit
BKT
   Bota

Një tërmet 5.4 ballë godet pjesën jugore të Iranit

Sipas Qendrës Sizmologjike të Iranit, tërmeti ishte në thellësi prej 16 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi qarkun Ruydar të provincës Hormozgan në Iran.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Iranit (IRSC), tërmeti i cili ndodhi në ora 01:34 sipas kohës lokale dhe ishte në një thellësi prej 16 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Irani është një nga shtetet me aktivitet më të lartë sizmik në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërruese.