Koronavirusi, 6,256 viktima dhe 170, 237 të infektuar në të gjithë botën
BKT
   Bota

Koronavirusi, 6,256 viktima dhe 170, 237 të infektuar në të gjithë botën

Koronavirusi ka shkaktuar 6,526 viktima dhe 170,237 të infektuar në të gjithë botën.

77,788 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.

Ndërkohë Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropen si epiqendra e re e pandemisë COVID-19.

Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1,809 viktima dhe 17,660 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.

Vendi i tretë më i prekur është Irani me 724 të vdekur dhe 13,938 të infektuar.