10:56 / 16.03.2020
Irak, 6 të plagosur nga sulmi me bombë
Një motoçikletë i ngarkuar me bombë shpërtheu në një treg në qendër të rrethit, tha për AA shefi i policisë Tuz Khurmatu Mustafa Hassan.
Gjashtë persona janë plagosur sot si pasojë e një sulmi me bombë në rrethin Tuz Khurmatu në provincën veriore Saladin, bëri të ditur një zyrtari i policisë lokale.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në zonë.
Ende nuk ka informacion për autorët e sulmit, tha Hassan.
Asnjë grup deri tani nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin në rrethin Tuz Khurmatu, shtëpi e shumë turkmenëve.























