Iran, rritet në 853 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19)
BKT
   Bota

Iran, rritet në 853 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19)

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi me 853 vdekje dhe më shumë se 13.900 raste të konfirmuara, ndërsa rasti i parë i konfirmuar ishte në provincën Qom më 19 shkurt.

Si pjesë e përpjekjeve të saj për të frenuar përhapjen e virusit, Teherani ka ndërmarrë disa masa, përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, anulimin e ngjarje sportive, si dhe ua ka ndaluar zyrtarëve qeveritarë të largohen nga vendi