Belgjika drejt një qeverie dedikuar veçanërisht COVID-19
Një marrëveshje u arrit në Belgjikë për pezullimin e krijimit të qeverisë së re dhe për t’i akorduar kryeministres Sophie Wilms pushtet special deri në fund të verës, të kushtuara në mënyrë ekskluzive luftës kundër koronavirusit të ri, veçanërisht me masa shëndetësore dhe buxhetore.
Kjo marrëveshje politike mes 10 partive, përjashtuar Vlaams Belang (ekstremi i djathtë flamand) dhe të majtës radikale të PTB/PVDA u njoftua në mesnatë nga presidentët liberalë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, Sabine Laruelle dhe Patrick Dewael.
“Ajo do të miratohet sot nga mbreti Philippe dhe mund t’i nënshtrohet një votëbesimi në Dhomën e Përfaqësuesve për të mbështetur parimin e këtyre pushteteve të jashtëzakonshme dhe të kufizuara”, theksoi Sabine Laruelle për median.
Në një vend ku koronavirusi po përhapet me shpejtësi, 886 raste të regjistruara dje, 300 raste më shumë në 48 orë, urgjenca sot është që çdo person i prekur në territorin tone të marrë kujesin e duhur”, theksoi presidenti i Senatit./atsh/























