SHBA, reduktim drastik i fluturimeve nga COVID-19
BKT
   Bota

SHBA, reduktim drastik i fluturimeve nga COVID-19

Kompanitë ajrore amerikane njoftuan sot reduktime drastike të planeve të tyre të fluturimit, në përgjigje të ndalimit të hyrjes në SHBA të udhëtarëve që vijnë nga Europa, që do të shtrihen sot në mbrëmje në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë, me qëllim për të parandaluar epideminë e koronavirusit të ri.

”Kompania ajrore ‘United Airlines’ do të njoftojë sot një reduktim prej rreth 50% të kapacitetit të saj për muajin prill-maj dhe ndërprerjet do të vazhdojnë dhe për sezonin veror”, theksuan drejtuesit, Oscar Munoz dhe Scott Kirby, numri dy që do të marrë së shpejti drejtimin e kompanisë.

Ata theksojnë gjithashtu se gjatë dy javëve të para të muajit marsit, zakonisht më të ngarkuarat e vitit, “United Airlines”, ka pritur më shumë se një milionë klientë në bordet e avionëve të saj, krahasuar me një vit më pare./atsh/