Microsoft lanson hartën interaktive që gjurmon përhapjen e coronavirusit

Microsoft lanson hartën interaktive që gjurmon përhapjen e coronavirusit

Motori i kërkimit të kompanisë amerikane Microsoft, Bing, ka lansuar një aplikacion që përcjellë në kohë reale të dhënat për përhapjen e virusit COVIT-19.

Kjo platformë është lansuar nga inxhinierët e kompanisë Microsoft, që konsiderohet si një nga kompanitë më të mëdha në botë të teknologjisë informative.

Aty mund të gjeni të dhëna për rajone apo shtete të ndryshme që janë prekur nga coronavirusi. Të dhënat e vdekjeve, numri total i të konfirmuarve që janë infektuar si në nivel shteti ashtu dhe në atë global.

Aty janë futur të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve si dhe Qendra evropiane për Kontroll dhe Preventiv të sëmundjeve.

Aplikacioni është i disponueshëm në versionin desktop, mobile dhe përdoruesit mund të monitorojnë hartën dhe të gjejnë të dhëna për vendet që ata kanë shprehur interesim.

Nëse klikoni një qytet të caktuar, do të merrni të dhënat për gjithçka që ka ndodhur në atë vend si pasojë e coronavirusit. Gjithashtu do të mund të informoheni për numrin e konfirmuar të infektuarve dhe të vdekurve.


MË SHUME NGA Tech