23:58 / 16.03.2020
Finlandë, shpallet gjendja e emergjencës për shkak të COVID-19
Finlanda shpalli sot gjendjen e emergjencës për të luftuar pandeminë e koronavirusit, që përfshin edhe mbylljen e shkollave dhe ndalimin e vizitave nëpër shtëpi dhe institucione të moshuarish.
“Programi prej 19 pikash që do të miratohet zyrtarisht nesër, do të lejojë edhe mbylljen e menjëhershme të kufijve, nëse është e nevojshme, me përjashtime për banorët finlandezë që kthehen në vend dhe për mallrat e ilaçet”, deklaroi kryeministrja, Sanna Marin.
Mbyllja e shkollave dhe universiteteve do të hyjë në fuqi ditën e mërkurë dhe do të zgjasë deri më 13 prill.
Tubimet publike do të kufizoheshin në e pakta 10 persona.
Do të mbyllen gjithashtu edhe institucionet kulturore, qendrat sportive dhe ato rinore./ATSh























