Mënyrat e reja, si të përdorni xhenxhefilin e freskët në gatime

Mënyrat e reja, si të përdorni xhenxhefilin e freskët në gatime

Xhenxhefili është një zhardhok që ofron përfitime të mëdha shëndetësore.

Vlerat e tij shtrihen përtej tretjes, dhimbjeve muskulare dhe infeksioneve.

Xhenxhefili është gjithnjë pjesë e një zgjedhjeje të mençur ushqimore.

Këtë zhardhok mund ta përdorni në mënyra shumë të larmishme, jo vetëm në përgatitjen e ushqimeve, por edhe në dekorimin e shtëpisë apo në përgatitjen e pijeve.

Çaj Me Xhenxhefil

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pirja e çajit të xhenxhefilit është një akt mirësie për organizmin.

Ziejeni 1-2 cm xhenxhefil në një me gotë ujë, shtoni mjaltë dhe limon dhe pijeni sipas dëshirës gjatë ditës.

Xhenxhefili Për Marinim

Grijeni xhenxhefilin dhe bashkojeni me piperin e zi, kripën, karafilin e thatë dhe trumzën.

Hidhini mbi pulën ose salmonin dhe më pas masazhojini së bashku. Futini në frigorifer.

Gatuajeni ushqimin e preferuar të nesërmen dhe shijoni ëmbëlsinë dhe veçantinë e xhenxhefilit.

 

Vaj Esencial Xhenxhefili

Xhenxhefili i nënshtrohet një procesi distilimi me avull për të nxjerrë më pas vajin esencial. Lexoni më poshtë recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org.

Produktet:

1 filxhan çaji me copa xhenxhefili

1 filxhan e gjysmë me vaj ulliri

Një enë qelqi të cilën mund ta përdorni në furrë

Grirëse djathi

Udhëzimet:

Lajeni xhenxhefilin e freskët dhe thajeni për disa orë.

Hidheni vajin e ullirit në enën e qelqit.

Copëtojeni xhenxhefilin me gjithë lëkurë dhe grijeni.

Shtoni vajin e ullirit dhe përzijeni mirë.

Futeni enën në furrë dhe lëreni në një temperaturë të ulët për të paktën 2 orë.

Hidheni lëngun në një napë dhe filtrojeni.

Ruajeni në një vend të errët deri në 6 muaj.

Përdoreni si përdorni vajin, duke e pirë një lugë në ditë ose në gatime.

Biskota dhe Bukë Me Xhenxhefil

Xhenxhefili është një përbërës i rëndësishëm i biskotave të ëmbla ose bukës së bardhë.

Në brumin e biskotave apo bukës shtoni pluhur xhenxhefili, ose xhenxhefil të grirë.

Të dyja këto gatime mund të shoqërohen me krem pastiçerie ose djathë të bardhë.

Në rastin e biskotave, xhenxhefili pikant kombinohet shumë mirë me kanellën e ëmbël në një delikatesë që të bën të lëpish gishtat.

Supë Me Xhenxhefil

Xhenxhefilin ta përdorni në shumë prej supave tuaja të preferuara.

Ky zhardhok kombinohet shumë mirë me supën e pulës e cila rigjallëron sistemin imunitar.

Shtoni copa xhenxhefili ose xhenxhefil pluhur në supën tuaj.

Fruta Deti Me Xhenxhefil

Xhenxhefili kombinohet mjaft mirë me peshkun dhe frutat e detit.

Atë mund ta përdorni jo vetëm duke e grirë në salcat shoqëruese, por edhe në kavërdisje dhe marinim.

Siç e shikoni, xhenxhefili është një zhardhok me shumë potencial./agroweb