Lëkundje tërmeti në Itali, nuk raportohet për dëme
BKT
   Bota

Lëkundje tërmeti në Itali, nuk raportohet për dëme

Pak pas mesnate, jugu Italisë është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës rihter.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 57 kilometra në perëndim të Catanzaro-s, me një thellësi prej 30 kilometrash. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta.

Pas tërmetit, nuk ka pasur raportime për dëme materiale.