Xi: Do të dërgojmë ekspertë të tjerë mjekësorë në Itali
BKT
   Bota

Xi: Do të dërgojmë ekspertë të tjerë mjekësorë në Itali

Kina do të dërgojë ekspertë të tjerë mjekësorë në Itali për të bërë maksimumin e tyre për të siguruar pajisje mjekësore dhe ndihmë të tjera për krizën e shkaktuar nga COVID-19, deklaroi presidenti Xi Jinping gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Giuseppe Conte.

Vetëm pak ditë më parë Kina dergoi nje staf mjekësh si dhe aparatura respiratore për popullin italian.

“Shpresojmë që Italia ta vlerësojë situatën në mënyrë objektive dhe të arsyeshme, duke u bazuar në shkencë, që të mund të respektojë rekomandimet e OBSH dhe të mos adaptojë masa të tepërta”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang./atsh/