10:48 / 17.03.2020
Rrugët bosh të Varshavës me 1,8 milionë banorë
Masat paneuropiane kundër koronavirusit kanë përfshirë edhe kryeqytetin polak, Varshavë, me një popullsi prej 1,8 milionë banorësh.
Autoritetet kanë vendosur ndalimin e qarkullimit të banorëve, ndërkohë që dje ministri polak i Mjedisit, Michal Wos njoftoi se ishte testuar pozitiv për koronavirus.
Wos vendosi të testohej pasi kishte takuar një punonjës të infektuar të Institutit Shtetëror të Pyjeve.
Presidenti i vendit, Andrzej Duda ka përmendur edhe shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të 10 majit./atsh/























