11:07 / 17.03.2020
Largohen nga Hubei mjekët që u përballën me pikun e virusit
Grupi i parë prej 3 675 personash të personelit mjekësor, përfshirë mjekë dhe infermierë, po kthehen në shtëpi pasi punuan në Hubei në përballjen me koronavirusin, raportuan mediet kineze.
Në Wuhan pas shpërthimit të epidemisë, mbete në fuqi karantina e detyrueshme 14-ditore për të gjithë ardhësit nga jashtë.
Autoritetet në Wuhan, kryeqyteti i Hubeit i cili dje pati vetëm një rast të ri të infeksionit, vendosën që gradualisht të rifillojnë aktivitetet e përditshme.























