Iran, rritet në 988 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19)
BKT
   Bota

Iran, rritet në 988 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19)

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi. Numri i të vdekurve është rritur në 988 vdekje në total, nga 135 rastet e reja në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të konfirmuara të infektuar me Covid-19 arrin në 16,169, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur në televizionin shtetërorë, transmeton rtklive.

Po ashtu informoi se 5,389 persona janë shëruar nga coronavirusi i ri.