12:26 / 17.03.2020
Rreziku nga Covid-19 i lartë, nuk dihet sa do jetë shkalla e vdekshmërisë
Instituti Robert Koch i Gjermanisë (RKI), agjensia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, deklaron se rreziku i koronavirusit për shëndetin publik është i lartë, shkruan CNN.
"Ne vërejmë që edhe klinikat e krijuara mirë tani kanë probleme," tha Presidenti i RKI Lothar Wieler ditën e sotme. "Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për të ndërprerë çdo zinxhir të mundshëm të infeksionit."
Wieler tha se numri i rasteve me koronavirus është dukshëm më i lartë sesa është raportuar në institut, raporton Ora News.
"Ne ende nuk e dimë se cili do të jetë shkalla e vdekjes," shtoi ai.
Wieler veçoi komunitetin e Heinsberg, North Rhine-Westphalia, pasi preket veçanërisht nga pandemia.























