Situata e rënduar nga Covid-19, Irani liron përkohësisht 85,000 të burgosur
BKT
   Bota

Situata e rënduar nga Covid-19, Irani liron përkohësisht 85,000 të burgosur

Irani ka marrë vendimin për të liruar përkohësisht 85,000 të burgosur për shkak të situatës së rënduar nga koronavirusi në vend.

"Deri më tani, rreth 85,000 të burgosur janë liruar. Gjithashtu në burgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin e koronavirusit," tha zëdhënësi i gjyqësorti Gholamhossein Esmaili për agjensinë e lajmeve Reuters.

Pjesa më e madhe të të liruarve ishin të burgosurit politikë.

Esmaili nuk tha kur të liruarit do të duhej të ktheheshin në burg, raporton Ora News.

Irani është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi Covid-19 ku janë shënuar 853 viktima dhe 14,991 të infektuar.