Shtetet amerikane po mbyllin shkollat
BKT
   Bota

Shtetet amerikane po mbyllin shkollat

Përderisa koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet po marrin masa urgjente për të luftuar pandeminë.

Këtu janë disa nga zhvillimet e fundit:

Hawai po u kërkon turistëve të qëndrojnë larg dhe të shtyjnë pushimet e tyre.

Nevada po u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe po porosit që bizneset jo thelbësore të mbyllen për 30 ditë.

Kalifornia ka mbyllur pothuajse të gjitha shkollat publike.

Karolina e Jugut po mbyll bare dhe disa restorante, dhe po zgjat afatet e taksave të shtetit.

Washingtoni po kërkon “përtej vendeve të zakonshme” për të gjetur pajisje mbrojtëse mjekësore.

Wisconsin po mbyll shkollat, po ndalon mbledhjet e më shumë se 10 personave dhe po ndalon restorantet të shërbejnë ushqim në ambiente.

Kolorado ka vendosur anëtarët e Gardës Kombëtare për të mbështetur reagimin lokal dhe shtetëror.

Dhe virusi ka arrritur në Virxhinian Perëndimore, shteti i fundit i pa infektuar, sot.

50 shtete amerikane tani kanë raste të koronavirusit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.