Rusia do të votojë ndryshimet kushtetuese më 22 prill
BKT
   Bota

Rusia do të votojë ndryshimet kushtetuese më 22 prill

Presidenti rus, Putin nënshkroi dekretin me të cilin përcakton datën e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të martën dekretin me të cilin aprovon votimin mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese më 22 prill, raporton Anadolu Agency.

Nëse ndryshimet marrin miratimin e popullit, Putin do të ketë mundësi të kandidojë përsëri për president.

Aktualisht, kushtetuta ruse ndalon një president të shërbejë më shumë se dy mandate radhazi.

Më 10 mars, Valentina Tereshkova, gruaja e parë që kishte fluturuar në hapësirë dhe anëtare e Parlamentit, sugjeroi heqjen e kufizimit dhe gjeti mbështetjen e Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese e vendit gjithashtu u shpreh se ndryshimi është "i mundur".