10:28 / 18.03.2020
Anulohet Kampionati Evropian i Pokemonit
Kompania e Pokemonit ka njoftuar që ka anuluar Kampionatet Evropiane për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen e koronavirusit.
Kompania tha se tifozët duhet të konsultohen me organizatorët lokalë për informatat e fundit lidhur me ngjarjet nëpër vendet e tyre.
Turnetë lejojnë tifozët e Pokemonit të marrin pjesë në video-lojë dhe të ndërrojnë kartat e betejave.
Aktualisht, Kampionati Ndërkombëtar i Amerikës së Veriut dhe Kampionati Botëror nuk janë anuluar.
Kompania tha se do të bënte ndryshime në ngjarjet e saj dhe nuk do t’u kërkojë më konkurruesve të shtrëngojnë duart përpara një turneu. Do të sigurojë gjithashtu dezinfektuesin e duarve në ngjarje.























