Kolumbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme kundër COVID-19
BKT
   Bota

Kolumbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme kundër COVID-19

Presidenti kolumbian, Ivan Duque ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Si pjesë e masave të reja të urgjencës, Duque tha në një konferencë për shtyp se njerëzit mbi moshën 70 vjeç do të duhet të izolohen nga 20 marsi deri më 31 maj dhe do të lejohej vetëm të linin shtëpitë e tyre për të blerë mallra thelbësore, të vizitonin mjekun ose të blinin ilaçe.

Kolumbia mbylli kufijtë e saj tokësorë dhe detarë deri më 30 maj./atsh/