Afrikë e Jugut, rastet e koronavirusit rriten në 116
BKT
   Bota

Afrikë e Jugut, rastet e koronavirusit rriten në 116

Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja të koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Afrikën e Jugut është rritur në 116.

Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja të koronavirusit.

Shumica e rasteve të reja janë paraqitur në provincën Gauteng, e cila përfshin qendrën ekonomike Johannesburg dhe kryeqytetin Pretoria.

Ministria po ashtu theksoi se shumica e rasteve të koronavirusit janë sjellë nga jashtë udhëtimet jashtë vendit, veçanërisht nga Evropa.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize, tha se mbi 100 afrikano-jugor, së fundmi të riatdhesuar nga qyteti Wuhan i Kinës dhe të karantinuar në një vendpushim në provincën veriore Limpopo, janë testuar negativ ndaj koronavirusit të ri.

"Ne do të vazhdojmë t'i mbajmë ato në karantinë për një periudhë të përcaktuar dhe pas kësaj do të iniciojmë procesin e ribashkimit të tyre me komunitetin", tha Mkhize.

Në Afrikën e Jugut deri më tani nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi, pavarësisht numrit në rritje të pacientëve.

Qeveria e Afrikës së Jugut ka vendosur disa masa për të zvogëluar përhapjen, përfshirë mbylljen e shkollave, ndalimin e udhëtarëve nga vendet e prekura keq që të vizitojnë Afrikën e Jugut dhe ndalimin e tubimit të mbi 100 personave.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe është përhapur në të paktën 159 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin një pandemi.