Trafik i rënduar prej 45 kilometrash në kufirin austro-hungarez
BKT
   Bota

Trafik i rënduar prej 45 kilometrash në kufirin austro-hungarez

Autoritetet austriake po u rekomandojnë shoferëve t’i rrinë larg kufirit të mbyllur hungarez pasi bllokimi i trafikut ka rritur në 45 kilometra dhe kanë shpërthyer madje edhe protesta mes udhëtarëve të bllokuar.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të shkuar drejt kufirit”, deklaroi Astrid Eisenkopf, zëvendësguvernatore e provincës austriake Burgenland, fqinje me Hungarinë.

‘Qeveria e Austrisë po përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë problem me Hungarinë”, tha Eisenkopf në një deklaratë.

Numri i automjeteve u rrit jo vetëm për shkak të kufirit të mbyllur, por edhe për shkak se të paktën 100 udhëtarë, të cilëve iu mohua hyrja në Hungari, bllokuan rrugën në shenjë proteste./atsh/