14:41 / 18.03.2020
Japoni, karantinim i vizitorëve evropianë si pasojë e COVID-19
Japonia do të fillojë karantinimin dyjavor për vizitorët që vijnë nga 38 shtete duke përfshirë Evropën, Egjiptin dhe Iranin, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, deklaroi kryeministri Shinzo Abe.
Qeveria japoneze gjithashtu do të zhvlerësojë vizat e lëshuara për personat e ardhur nga këto vende.
Abe shtoi se Japonia do të ndalojë hyrjen për vizitorët nga Islanda, një pjesë e Spanjës, Italisë dhe Zvicrës.
Masa vjen rreth katër muaj para fillimit të Lojërave Olimpike.
Fillimisht në karantinë vendoseshin vetëm vizitorët e ardhur nga Kina dhe Koreja e Jugut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur Evropën si qendrën e pandemisë./atsh/























