Poloni, laboratori pezullon punën pasi një shkencëtar rezultoi me COVID-19
BKT
   Bota

Poloni, laboratori pezullon punën pasi një shkencëtar rezultoi me COVID-19

Laboratori më i madh i Polonisë për testimin e mostrave për koronavirusin ndërpreu dje punën, pasi një nga personeli i tij shkencor rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

“Punonjësi nuk ishte i përfshirë në procesin e diagnostikimit dhe ndihet mirë”, njoftoi një zëdhënës për laboratorin NIZP-PZH në Varshavë.

Personat me të cilët mjeku ishte në kontakt janë vendosur në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pezullimi nuk do të ngadalësojë procesin e diagnostikimit, pasi tre laboratorë të tjerë në kryeqytet kanë hapësirë të mjaftueshme për testim.