Siria: SHBA dhe BE të heqin sanksionet për shkak të COVID-19
BKT
   Bota

Siria: SHBA dhe BE të heqin sanksionet për shkak të COVID-19

Siria u bëri thirrje sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të hequr sanksionet e tyre ndaj Damaskut dhe vendeve të tjera, pas shpërthimit global të koronavirusit, tha Ministria e Jashtme siriane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian vazhdojnë të vendosin masa kufizuese të paligjshme të njëanshme në një numër vendesh, disa prej të cilave vuajnë shumë nga shpërthimi i këtij virusi”, tha një zyrtar i ministrisë, sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA.

Siria bëri thirrje për heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të këtyre sanksioneve.

Ndërkohë që asnjë rast i koronavirusit të ri nuk është regjistruar zyrtarisht në Siri, qeveria vendosi të mbyllë të gjitha institucionet arsimore për tri javë./atsh/