IKSHP: Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19

IKSHP: Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur sot janë testuar 16 mostra të dyshimta me SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative.

Nga data 08.02.2020 deri më 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 20 kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 553 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri më 19.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë: në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 4.882, Vërmicë 3.832, Jarinje 929, Dheu i Bardhë 891, Hani i Elezit 1.430, Kullë 822, Qafë Morinë 47, Bërnjak 414, Qafë Prush 35, Muçibab ë 144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive, thuhet në komunikatë.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacionev e elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri sot sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 225.252 raste të COVID-19 me 9.276 raste të vdekjes, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.928), Italia (35.713), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 93,419 raste: Itali (35.713), Spanjë (14.769), Francë (9.134), Gjermani (12.327), Mbretëri të Bashkuar (2.626), Holandë (2.051), Belgjikë (1.486), Greqi (418), Turqi (191), Serbi (97), Kroaci (99), Shqipëri (59), Maqedoni e Veriut (43) dhe Mal të Zi (8).

Deri sot, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.245), Italia me (2.978), Irani (1.284), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 4.188 raste të vdekjes: Itali (2.978), Spanjë (638), Francë (264), Mbretëri të Bashkuar (104), Gjermani (31), Belgjikë (14), Norvegji (6), Austri (5), Poloni (5), Greqi (5), Luksemburg (4), Danimarkë (4), Bullgari (3), Irlandë (2), Turqi (2), Shqipëri (2), dhe Hungari (1).