Vendet aziatike përballen me një valë të re të rasteve të koronavirusit
Koreja e Jugut, Kina dhe Singapori janë ndër vendet aziatike që po përballen me një valë të dytë të koronavirusit, e ushqyer nga njerëzit që po e importojnë atë nga jashtë.
Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi, konfirmoi të mërkuren se nuk kishte më raste të reja vendore për herë të parë që nga fillimi i shpërthimitm – një moment i rëndësishëm.
Por, raportoi 34 raste të reja mes njerëzve që u kthyen kohët e fundit në Kinë.
Singapori raportoi gjithashtu 47 raste të reja, nga të cilat 33 u importuan – 30 prej të rikthyerve ishin banorë të Singaporit.
Koreja e Jugut pati një kërcim në raste të reja të enjten me 152 të regjistruara, megjithëse nuk është e qartë se sa janë të importuar.
Paraqitja e këtyre rasteve të reja vjen pasi këto vende kontrolluan me sukses rastet vendore të prekura nga koronavirusi.























